Shqiptarët në Luginë protestojnë sërish të hënën
Shqiptarët në Luginë të Preshevës do të protesojnë të hënën, ka njoftuar Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu
Marshi do të bëhet të hënen, njoftoi Lutfiu.
Postimi i plotë:
Njoftim!
Për qytetarët e Komunës së Bujanocit, grumbullimi fillon nga 11:30 deri ora 12:00 tek qendra e qytetit, pastaj në mënyrë të organizuar nisemi për në Preshevë.
Nga Medvegja nisja për Preshevë bëhet në ora 09:30, nga zyra e KKSH-së.
I bëjmë thirrje kafiterive dhe lokaleve të Preshevës që gjatë kohës së marshit t’i mbyllin e t’i bashkohen marshit.
Nesër të gjithë bashkë protestojmë për Identitet dhe Dinjitet!
Për të tashmën dhe të ardhmën tonë!