Shqiptarët e mbushin stadiumin edhe në miqësore, ja numri i biletave që janë shitur për ndeshjen kundër Kilit
Shqipëria luan të premten në mbrëmje miqësoren e parë për muajin mars. Kuqezinjtë do të përballen me përfaqësuesen e Kilit në “Enio Tardini” të Parmës, duke nisur nga ora 20:45.
Interesi për të parë Kombëtaren shqiptare në prag të Kampionatit Evropian është i lartë. Këtë e tregon edhe numri i biletave të shitura për këtë miqësore.
Shqiptarët e mbushin stadiumin edhe në miqësore, teksa deri më tani, siç raporton “TV Klan”, janë shitur rreth 10 mijë bileta.
Pra, gjysma e biletave në dispozicion janë shitur tashmë, duke qenë se kapaciteti i “Enio Tardinit” është 22’352 vende.
Interesimi i lartë pritet të vijojë edhe në ditët e mbetura, për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që jetojnë në Itali, vend ku do të zhvillohet miqësorja.