Shqiprim Arifi: Kurti është në lojën e Vuçiqit dhe Putinit

Shqiprim Arifi: Kurti është në lojën e Vuçiqit dhe Putinit

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka folur për prezencën e kryeministrit kosovar Albin Kurti në fushatën e kandidates për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani.

Arifi ka thënë se ky veprim krijon përçarje në trojet shqiptare dhe proceset politiko-shqiptare.

Ai për Kurtin ka thënë se po e përkrah një parti e cila është “krah e Qeverisë serbe”.

“Kurti nuk është i interesuar për stabilitet në rajon dhe s’ka interes që të realizoj politika të Kosovës apo shqiptarëve në përgjithësi. Kurti është në planin e mirëfilltë të Putinit dhe Vuçiqit. Kurti e përkrah një parti në Luginë që është këshilltarja e tij dhe është krah e Qeverisë së Serbisë, sepse e kanë votuar programin qeverisë serbe më 2016, me në krye Aleksandër Vuçiqin. Përzierja e tij krijon përçarje në trojet shqiptare dhe proceset politiko-shqiptare”, ka potencuar Arifi.

Arifi megjithatë nuk beson që Ardita Sinani do të rikthehet në krye të Preshevës.

Sipas tij, e njëjta do t’i humb zgjedhjet e 2 qershorit.

“Ardita Sinani me paratë e Kosovës që ja ka aprovuar Kurti mundohet të joshë qytetarët e Luginës së Preshevës me votë, por ata janë të vetëdijshëm që nuk e lejojnë me shitë intelektin e tyre me parat nga Kosova për Sinanin sepse ajo është një person e korruptuar dhe që i ka humbur zgjedhjet një pas një dhe në këtë formë do ti humb sërish”,tha Arifi për frontonline.

Zgjedhjet lokale në Luginë mbahen me 2 qershor 2024.

Shpërndaje në: