“Shqiponja” shpallet fjalë e vitit në Zvicër

Periskopi.com Sporti

Festa me shqiponjë në duar që bënë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri në ndeshjen kundër Serbisë në Kampionatin Botëror që u mbajt gjatë verës në Rusi, ka shtyrë që në Zvicër fjala “Shqiponjë” të jetë fjalë e vitit.

Gjesti i dy futbollistëve ngjalli reagime të mëdha në botën e futbollit ndërsa në Zvicër ngjalli reagime për nacionalizëm dhe dyshime për besnikërinë e qytetarëve me nënshtetësi të dyfishtë.

Juria e Shkollës së Lartë të Zurichut për Shkenca Aplikative, ka marrë vendim që fjala “shqiponjë” të zgjidhet si fjalë e vitit në Zvicër.

Fjala e vitit në Zvicër zgjidhet që prej vitit 2003.

Shpërndaje në: