Shqipja vjen me bombën e radhës për Mevlanin: ‘Më jep lekët që më ke borxh’,
Shqipja nuk ka ndërmend të ndalet dhe këtë e ka bërë të ditur në postimet e rradhës, ku e pyetur nga ndjekësit, ajo tregon se po pret të qetësohet situata dhe do plasë bombat e rradhës.
“Kam një mal me bomba që nuk do dijnë nga të kthehen dhe si të mbrohen”, shprehet Shqipja.
Sa i përket fotos së Andit me një vajzë që pretendon se është Tea, Shqipja këmbëngul se ajo është Tea dhe do të japë prova për këtë.
E pyetur se cilin zgjedh Mevlanin apo Andin, Shqipja tregon se Mevlani i ka para borxh.
“Mevlani të më japë njëherë borxhin që më ka, se sa herë më kujtojnë Mevlanin më kujtohen eurot që s’kam marr akoma”, shkruan Shqipja.