Shqipëria turpërohet vetëm nga marrja seriozisht e Sali Berishës

Shqipëria turpërohet vetëm nga marrja seriozisht e Sali Berishës

E vetmja vlerë që ka  provokimi i Sali Berishës, me të ashtuquajturën “rezolutë” për masakrën e Srebrenicës, është serioziteti me të cilin e kanë marrë shumë gazetarë, por dhe vetë drejtues të shumicës në vend.

Nuk është e vërtetë se Shqipëria “po turpërohet” pse nuk ka miratuar një propozim të Sali Berishës për “rezolutë për masakrën e Srebrenicës”. Shqipëria do të turpërohej sikur të mos kishte  mbështetur çdo nismë ndërkombëtare që forcon kujtimin e saj. Për fat, Shqipëria nuk është turpëruar asnjëherë në këtë drejtim. E vetmja njollë e saj, është se në periudhën që ndodhte masakra, Sali Berisha furnizonte me naftë ushtrinë e serbëve të Bosnjës.

Shqipëria do të turpërohej nëse e merr zvarrë dikush që është në një listë sanksionesh ndërkombëtare, ku është dhe presidenti i serbëve të Bosnjës, autorëve të masakrës së Srebenicës, Dodik.

Sali Berisha dhe Dodik janë në të njëjtën listë dhe në dosjet e tyre përfshihet dhe qëndrimi ndaj masakrës së Srebrenicës. Njëri si mbështetës i masakrës e tjetri si furnizues me naftë i masakrës.

Shqipëria do të turpërohej sikur Bosnja t’i kërkonte Shqipërisë një rezolutë për Srebrenicën dhe ajo ta refuzonte. Por Shqipëria se ka refuzuar kurrë asnjë ndihmë diplomatike për Bosnjën në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të kthehet në klinikë psikiatrike, që të shërojë një njeri të vetmuar që nuk i flasin me gojë as fëmijët e tij politik.

Me këtë ritëm që ka përroi psikik i Sali Berishës, nesër mund të kërkojë rezolutë që të njohim shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali, dhe nëse e kundërshtojmë të na thotë se mohuat pavarësinë e Shqipërisë.

Mund të na kërkojë rezolutë për njohjen e Kongresit të Lushnjës dhe nëse nuk ja pranojmë, të na thotë se kemi mohuar krijimin e shtetit shqiptar.

Mund të na kërkojë rezolutë edhe për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit si çlirimi i dytë i Shqipërisë dhe nëse nuk e votojmë, të na akuzoj se kemi mohuar pluralizmin në Shqipëri.

Sali Berisha është thjeshtë një njeri i vetmuar, në depresion dhe më rrëshqitje të forta mendore. Nuk turpërohesh të refuzosh një të marrë. Turpërohesh të shkosh pas tij. Si shqiptar mund të ndjehem i turpruëruar vetëm se jam bashkështetas me Sali Berishën, por jo që nuk shkoj pas marrëzive të Sali Berishës.

Sali Berisha nuk ka ndonjë dhembshuri për Srebrenicën. Nuk e ka zënë me gojë kur ka ndodhur, se ka qenë i zënë me llogaritë e parave të naftës që ja menaxhonte Tritan Shehu me ndërmarrjen “Shqiponja dhe që në fund ja “kontabilizoi” Genc Pollo duke blerë Tajvanin dhe disa bingo nëpër Tiranë, bashkë me atë që ka koncesionin e ngjyrosjes së naftës, me të birin e Sali Berishës.

Edhe pse ka një dhëndër boshnjak në shtëpi, nuk mund të themi se ndjehet boshnjak, pasi fëmijët i ka me gjyshe serbe, bash nga ata serbë që të marrin gjak në vetull, kundër boshnjakëve.

Familja e tij është një konglomerat serbo- boshnjake- malazezo- shqiptare, ku origjina shqiptare është në minorancë. Ky kompleks i “apatridit”, natyrisht që i bën pak më të zellshëm se duhet, që të duket si patriot, por origjina nuk ndryshohet.

Mbesat e tij janë serbo- boshnjake dhe kam frikë se ndoshta as atyre nuk u mbush dot mendjen si mbesa serbësh, të dënojnë maskrën e Srebrenicës.

Por parlamenti ynë është parlament i Shqipërisë. Ai do të bëhet krejt jo serioz dhe qesharak, madje dhe i rrezikshëm, nëse i plotëson tekat shokut të Dodikut, kreut të serbëve të Bosnjës që fle mbi viktimat e Srebrenicës.

Marrja seriozisht e Sali Berishës është krim edhe ndaj Srebrenicës. Makthi i tij është fakti që nuk e merr më njeri seriozisht.

Srebrenica nuk ka qenë kurrë makthi i tij. Ka qenë biznesi i tij.

Dhe për t’ua freskuar memorien po ua sjell të plotë shkrimin e New York Times të datës 2 prill 1995, rreth asaj se si Sali Berisha ndihmonte tre muaj para masakrës serbët me naftë.

Serbia furnizohet me karburant kontrabandë nga Shqipëria pavarësisht embargos 

New York Times. 2 prill 1995

By Raymond Bonner

Teksa palët e përfshira në luftën e Bosnjës bëhen gati për ofensivën e pranverës, sasi të mëdha karburanti i cilësisë së parë, që përdoret për tanke dhe avionë luftarakë, kalohet kontrabandë për në Jugosllavi në shkelje të hapur me embargon e Kombeve të Bashkuara.

Kontrabanda e karburantit të cilësisë së parë nga ky vend i vogël për në Jugosllavi fillo afro dy muaj më parë dhe mendohet se destinacioni i tij është “makineria luftarak serbe”, siç u shpreh edhe një diplomat perëndimor. Krahas kësaj, për në fqinjin verio gjatë muajve të fundit janë kontrabanduar edhe miliona litra gazolinë normale dhe naftë.

SHBA vazhdimisht i ka shprehur shqetësimin e saj qeverisë shqiptare në lidhje me tregtinë, që sipas monitoruesve të sanksioneve në Evropë ndonjëherë arrin deri në 3.7 milion litra në ditë.

Gjatë një segmenti rrugor plot gropa me gjatësi afro 30 km që përshkon vijën e liqenit, ndodhen afro 20 pika karburanti, cisternat nëntokësore e të cilave mund të mbajnë deri në 2 milionë litra karburant, ndërkohë që po ndërtohen pika të tjera të tilla.

Kjo është një zonë mjaft e varfër e Shqipërisë ku ka vetëm dele dhe fshatarë dhe ku karrocat dhe biçikletat janë mjetet më të ndeshura të transportit.

Ndërkohë që karburanti hyn në Serbi edhe nëpërmjet rrugëve të tjera përgjatë Danubit, sasia me të cilën e furnizon atë Shqipëria është shumë herë më e madhe sesa sasia totale e karburantit që vjen nga vendet të tjera, thotë Antonio Napolitano, koordinatori për sanksionet i Bashkimit Evropian dhe OSBE-së me zyrë në Bruksel. Z. Napolitano, i cili është një diplomat italian, e ka përcjellë këtë shqetësim pranë qeverisë shqiptare dhe diplomatëve të huaj gjatë vizitës që ai zhvilloi këtu në muajin shkurt.

Qeveria shqiptare ka mohuar çdo shkelje të sanksioneve. Gjatë një interviste, presidenti shqiptar, Sali Berisha u shpreh se deklaratat e bëra nga ambasadori Napolitano dhe ambasada amerikane për sasinë e madhe të karburantit që kalon nëpërmjet Shqipërisë për në Jugosllavi “janë absolutisht të pavërteta”.

Sipas tij, sasia e kontrabandës që bëhet nuk është e madhe dhe se qeveria e tij po bë çmos për ta parandaluar atë, me gjithë mungesën e burimeve dhe forca policie të patrajnuara.

Sanksionet e vendosura nga OKB ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, shtetet që përbëjnë aktualisht Jugosllavinë, lejojnë vetëm disa kategori mallrash, si ilaçe dhe ushqime. Sipas z. Napolitano, ndalimi i importit të karburantit përbën një shqetësim të madh, për shkak të përdorimit të tij për qëllime ushtarake.

Qëllimi i sanksioneve ishte ndëshkimi i serbëve për “spastrimin etnik” dhe për refuzimin nga ana e Jugosllavisë për të njohur Kroacinë dhe Bosnjën. Karburanti që futet në Shqipëri vjen nga kompani italiane dhe greke dhe hyn në Jugosllave nëpërmjet Malit të Zi. Kufiri mes Shqipërisë dhe Malit të zi shtrihet përgjatë liqenit.

Nuk dihet me saktësi se çfarë ndodh me karburantin pas kësaj, por diplomatët e këtushëm thonë se pjesa më e madhe e tij nuk mbetet në Malin e Zi, i cili ndodhet në kufi me zona të Bosnjës të kontrolluara nga Serbia dhe po ashtu edhe me Serbinë.

Ekipi ndërkombëtar që monitoron sanksionet në Shqipëri dhe që përfshin amerikanë, italianë, belgë dhe zviceranë, është lavdëruar nga diplomatë amerikanë dhe evropianë për punën e bërë, por ky ekip nuk ka një mandat për ta ndaluar tregtinë. Mandati i tij është vetëm monitorimi dhe raportimi.

Por edhe ky mision ndesh pengesa të shumta për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga ana e autoriteteve shqiptare, thuhet në një raport nga zyra e z. Napolitano.

Presidenti Berisha ka përmendur disa hapa të ndërmarra nga qeveria e tij për të ulur sasitë e karburantit që kalojnë në Jugosllavi. Këto hapa përfshijnë licencimin e pikave të karburanteve dhe ndalimin e tregtisë së produkteve të naftës brenda një rrezeje prej pesë kilometrash nga liqeni.

Në bazë të një tjetër ligji të ri, autoritetet shqiptare duhet të verifikojnë nëse një ngarkesë ka si qëllim përdorimin e tij të ligjshëm dhe më pas të njoftohen zyrtarë në vendin nga ku niset ngarkesa se ajo përmbush kriteret e duhura për t’u nisur nga porti.

Për njëfarë kohe, këto masa arritën që ta ulnin vëllimin tregtar, por sipas vëzhguesve dhe diplomatëve këtu ka pasur sërish një rritje të tij. Mjafton një vizitë në këtë qytet për të parë se masat nuk po zbatohen. Të paktën nëntë pika karburanti, të cilat duhej të ishin mbyllur për shkak se nuk kanë respektuar kriterin e rrezes prej pesë kilometrash, vazhdojnë të tregtojnë karburant. Pjesa më e madhe e tyre qëndrojnë jo më shumë se disa qindra metra jashtë kufirit të lejuar.

Sipas të dhënave nga drejtoria e doganave shqiptare, Gjatë dy javëve të para të shkurtit, në Shqipëri janë importuar afro 16 milionë litra karburant, përfshi këtu 6 milionë litra gazolinë.

Sipas përllogaritjeve të bëra nga policia shqiptare, gjatë dhjetë ditëve të fundit të shkurtit, 450 mijë litra karburant në ditë janë transportuar në veri të Shqipërisë me kamionë, por diplomatë perëndimorë thonë se kjo shifër është shumë herë më e lartë.

Në bazë të të dhënave të Institutit të Statistikave, Shqipëria ka vetëm 1,583 automjete të regjistruara.

Ky vend, i cili ka përmasat e Merilendit, ka mbetur i pazhvilluar për shkak të katër dekadave të regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe është vendi më i prapambetur në Evropë, me dy të tretat e popullsisë që jetojnë dhe ushqehen me anë të prodhimeve që      u jep toka. Sipas po të njëjtës zyrë, vendi ka vetëm 140 mijë mjete të motorizuara, përfshi këtu traktorë, motoçikleta, vetura dhe kamionë. Vendi nuk ka asnjë autostradë me katër korsi dhe e vetmja rrugë që të çon në aeroportin ndërkombëtar me vetëm një pistë, kalon përmes një ure që ka vetëm një korsi.

Tregtia e naftës është i vetmi burim kryesor i ligjshëm i të ardhurave në këtë vend që po ndesh mjaft vështirësi në procesin e tij të modernizimit. Tarifa që autoritetet mbledhin në formën e akcizës mbi karburantet varion nga 70 deri në 100% të vlerës së tyre të deklaruar.

Këtu, në këtë rajon të varfër, në vitin 1994 qeveria arriti të mblidhte vetëm 22 milionë dollarë të ardhura nga tatimet dhe pothuajse të gjitha falë tregtisë së tregtisë së karburantit, raportoi e përditshmja Zëri i Popullit në Shkurt. Ndërkohë, në vitin 1993, kjo shifër ishte vetëm tetë milionë dollarë.

Në fillim, ky ishte një aktivitet me përmasa të vogla, por sipas diplomatëve të huaj, tani
ai është marrë nën kontroll nga krimi i organizuar. Kompanitë e naftës e transportojnë naftën drejt porteve shqiptare të Durrësit dhe Vlorës, atje ku ajo merret nga kompani shqiptare. Më pas, autobotet e naftës bëjnë udhëtimin e gjatë dhe të lodhshëm drejt veriut të vendit, rrugët e të cilit nuk të lejojnë të ecësh më me shumë se 30 km në orë. Pasi mbërrin në Shkodër, karburanti pompohet në cisternat e pikave të karburantit, pjesa më e madhe e të cilave mund të kenë vetëm dy pompa dhe një kabinë të vogël ku qëndron një person.

Më pas, nafta pompohet në autobote të tjera. Pikat e karburantit qëndrojnë të hapura 24 orë në ditë, por sipas banorëve, ato kanë më shumë punë gjatë natës. Autobotet më pas përshkojnë një distancë të shkurtër në brigjet e Liqenit të Shkodrës.
Kontrabandistët janë kaq të sigurt që nuk do t’i bezdisë njeri saqë në shumë raste ata operojnë edhe gjatë ditës.

Sot, rreth mesdite, një kamion kaloi postën kufitare që ruhej nga ushtarë shqiptarë me pushkët e tyre automatike dhe uniformat e rënda dhe të vjetruara. Pas kamionit ndodhej një Ford dhe një Mercedes dhe në secilin automjet ndodheshin katër persona, një pamje e pazakontë në këtë peizazh të djerrë.

Në liqen, më pak se 1 km nga posta kufitare, karburanti u transferua në fuçi me kapacitet 230 litra, që më pas do të transportohej me dy mjete lundruese metalike dhe të gjata.

Por, afro dy kilometra më tutje, sistemi që ndiqet është më efikas. Me anë të një tubi plastik të gjatë dhe të zi, karburanti transferohet direkt nga autobotet në disa mjete vogla lundrimi.

Sot, pasi ngarkesa e një autoboti u zbraz në një mjet lundrimi, për të cilën personi që e drejtonte tha se kishte një kapacitet prej 30 mijë litrash, erdhi një autobot tjetër dhe procesi vazhdoi. Më pas, mjeti lundrues me një motor me 25 kuaj fuqi, u nis për të vazhduar rrugëtimin e tij për në Jugosllavi.

Shpërndaje në: