Shqipëria synon ta ul çmimin e energjisë në vitin 2025
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u ka uruar të gjithë shqiptarëve për një vit sa më të mbarë, kudo që ata janë.
Përmes një video mesazhi Balluku tha se, “në këtë ditë të parë të 2025 uroj të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë me plot shëndet dhe begati e plot harmoni në familjet e tyre. Mbi të gjitha dua të uroj punonjësit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndërmarrjeve të varësisë, të cilët kontribuojnë në sektorin energjetik dhe të infrastrukturës, për gjithëçka kanë bërë gjatë vitit 2024, për premtimet e mbajtura dhe qëllimet e arritura”.
“Në vitin 2024 kemi shënuar gur kilometrik për infrastrukturën. Hapja e tunelit të Llogorasë një nga ëndrrat në sirtar të gjithë qeverive u realizua në 2024 nga qeveria Rama. Gjithashtu nisëm punën dhe do të dorëzojmë një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit Blu , Thumanë -Kashar që ka nisur të jetë në përdorim nga fundi i qershorit 2024, duke u pasuar me lidhjen e kontratave për tre segmentet e tjerë të këtij korridori dhe hapjen e garës ndërkombëatre për ndërtimin e segmentit Milot -Balldre i shumëpritur nga Shkodra dhe Lezha”, tha Balluku.