Shqipëria synon historinë për herë të dytë sonte në Pragë, formacioni kundër Çekisë

Shqipëria synon historinë për herë të dytë sonte në Pragë, formacioni kundër Çekisë

Republika Çeke nuk është më ajo Kombëtarja e emrave që kishte si Pavel Nedvěd, Jan Koller dhe Milan Baroš, por deri me tani skuadra çeke është rrugës së mirë që të kualifikohet për në europian.

Prej që në krye të kombëtares më 2018 erdhi trajneri Jaroslav Šilhavý ai fitoi pesë ndeshje në shtëpi për kualifikime në Euro, i cili shquhet për fillimet dinamike e ku ata kanë shënuar brenda 20 minutave të parë në katër raste.

Çekët kanë rezultate pozitive kundër Shqipërisë, pasi që e mposhtën Kombëtaren me rezultat 3-1 në një miqësore para dy viteve, e që kjo është ndeshja e fundit që është bërë mes dy skuadrave në dy vitet e fundit. Por, mund të thuhet se dy golashënuesit në atë ndeshje në Pragë – Patrik Schick dhe  Ondřej Čelůstka – mungojnë në ndeshjen e sotme.

Shqipëria në anën tjetër është kualifikuar vetëm njëherë në një kampionat europian, kurse tani ata kanë mundësi reale që të shkojnë përsëri pasi që janë në vendin e dytë në Grupin E, një pikë më pak së Çekia pas tri ndeshjeve. Kombëtarja shqiptare e ka rritur ritmin e ndeshjes sidomos pasi ata është duke i udhëhequr ish mbrotësi i majtë i Brazilit, Sylvinho që nga janari, të cilin e asistojnë Doriva dhe legjenda e Manchester City, Pablo Zabaleta.

Shqipëria do të këtë punë të vështirë pa dyshim në Fortuna Arena, por Kombëtarja ka treguar që ata dinë të fitojnë kundër skuadrave të forta. Ata mposhtën Portugalinë 1-0 gjatë kualifikimeve për në Euro 2016, fitore që i dërgoi ata në Franca 2016. Nën Sylvinho, Kuqezinjtë kanë treguar se janë të fortë në pjesën e dytë, ku kanë shënuar katër nga pesë golat e tyre në minutat shtesë e duke mos pësuar asnjë të tillë.

Futbollistët që pritet të shkelqejnë sonte për Çekinë është Jan Kuchta i cili ka bërë 17 gola në 28 ndeshje të klubit të tij, më e fundit është goli i parë i shënuar të dielën për Sparta Pragën kundër Slovan Liberec.

Në anën tjetër, Nedim Bajrami është formë të jashtëzakonshme për Shqipërinë, ku ai shënoi dy golat e parë për Kombëtare gjatë qershorit.

Interesante është se Shqipëria sot do të thyente një rekord në kualifikime për Euro, pasi që nëse do të fitonte kjo do të ishte fitorja e tyre e tretë rresht në histori.

Në portë për Çekinë ka startuar Pavlenka kurse në mbrojtje luajnë Holes, Brabec dhe Krejci.   Në mesfushë luajnë: Coufal, Soucek, Kral dhe Provod, ndërkaq sulmi çek përbëhet nga: Cerny, Kuchta dhe Cvancara. Skuadra çeke wshtw rreshtuar nw formacionin 3-4-3.

Për Shqipërinë në portë ka startuar Berisha kurse në mbrojtje: Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj,

Mesfusha e Kombëtares sonte ka në përbërje; Ramadani, Asllani, Bajrami dhe Asani.

Sulmit të Shqipërisë i prin Çikalleshi dhe Seferi.

Ndeshja fillon në ora 20:45 në Fortuna Arena në Pragë të Çekisë.

Shpërndaje në: