Shqipëria siguron një pikë të madhe ndaj Çekisë, ëndrra për Euro 2024 vazhdon

Shqipëria siguron një pikë të madhe ndaj Çekisë, ëndrra për Euro 2024 vazhdon

Shqipëria ka arritur të marrë një barazim në Pragë të Çekisë duke shkuar kështu sigurt drejt kualifikimit në Euro 2024. Cerny (56’) shënoi për Republikën Çeke kurse barazoi Nedim Bajrami (66’) për Shqipërinë. Çekia vazhdon të prin në Grupin E e ku pas tyre është Shqipëria

Shqipëria ka vazhduar me paraqitje të mirë në kualifikime të Euro 2024, ku ka marrë një rezultat pozitiv dhe të merituar.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Shqipërinë, të cilët vazhdimisht krijuan raste por që nuk u konkretizuan në gola.

Por, rasti i parë më serioz në këtë ndeshje u shënua në minutën e 25-të dhe ai i takoi Tomas Saucek.

Çeku bëri një goditje të mirë me kokë por Etrit Berisha ishte në vendin e duhur dhe kohën e duhur duke pritur goditjen e tij.’

Shqipëria rastin më të mirë për të shënuar në pjesën e parë e pati në minutën e 30 me Nedim Bajrami. Ai doli shumë mirë në sulm por në zonë u pengua në zonë.

Megjithatë, gjyqtari anglez Anthony Taylor nuk e mendoi kështu dhe nuk akordoi penallti për Shqipërinë.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Çekinë të cilët vazhdimisht sulmuan portën e Etrit Berishës.

Në minutën e 48-të për Çekinë shënoi gol Kuchta por më vonë ai u anulua pasi që ishte në pozitë jashtëloje.

Megjithatë, sulmet e shpeshta të çekëve bën që të shënohet goli i parë i rregullt në këtë ndeshje.

Soucek e gjeti mirë në mbrojte Vaclav Cerny që shënoi në minutën e 56-të. Fillimisht u mendua se edhe ky gol ishte në pozitë jashtëloje pasi që disa futbollist çekë ishin në pozitë të tillë, por VAR e konfirmoi golin e çekëve.

Ish sulmuesi i Kosovës U-21, Mirlind Daku debutoi me fanellën e Shqipërisë në këtë ndeshje në minutën e 60-të e ku e zëvendësoi sulmuesin tjetër të Shqipërisë, Sokol Çikalleshi.

Shqipëria pati disa momente pas kësaj, por Nadim Bajrami tregoi se është në formë të lartë në këtë ndeshje dhe filloi ta gjallerojë mesfushën shqiptare.

Asani bëri e pasoi të Bajrami topin dhe ai pasi u lirua bëri një goditje të fuqishme me të djathtën e tij e ku topi përfundoi në rrjetë të Pavlenkas duke mos i dhënë atij mundësinë më të vogël për ta pritur atë.

Bajrami barazoi rezultatin në minutën e 66-të.

Edhe sulmuesi tjetër i Kosovës U21, Arbnor Muja debutoi për Shqipërinë në këtë ndeshje ku zevendësoi Jasir Asanin në minutën e 69-të te ndeshjes.

Etrit Berisha e dëshmoi në minutën e 74-të se për momentin është portieri më i mirë shqiptar. Pritja që ai ia bëri goditjes me kokë të Ladislav Krejcit do të mbahet gjatë në mend.

Minutat në vazhdim ishin më të baraspeshuar dhe rezultati më i mirë në ndeshje ishte ai i minutës së 85-të kur Daku bëri një gabim në pasim për Mujën në kundërsulm e ku Shqipëria mund të kishte kaluar në epërsi dhe për ta fituar këtë takim.

Pas kësaj ndeshje, Shqipëria do të luan të dielën kundër Polonisë, e cila fitoi sot kundër Ishujve Faroe dhe është në vendin e tretë me 6 pikë. Në vendin e katër është Moldavia me pesë pikë dhe në të fundit Ishujve Faroe.

Kujtojmë se Grupit E i prin Çekia me 8 pikë, kurse Shqipëria është në vendin e dytë me 7 pikë.

Shpërndaje në: