Shqipëria nuk ndalet – Medaljen e artë e fiton edhe Kreshnik Leka në Peshëngritje
Shqipëria duket se po kalon një nga momentet më të arta, sa i përket suksese të sportistëve “kuqezi” në garat Evropiane.
Së fundmi një tjetër medalje ari ka ardhur këtë herë nga sporti i Peshëngritjes, një sport ku historikisht jemi “mburrur”.
Kreshnik Leka është shpallur kampion Europe duke marrë një medalje ari në Kampionaton Europian Masters të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni.
Leku, u shpall kampion në stilin e shkëputjes, duke ngritur me sukses 115kg.
Peshëngritësi është shefi i Klubit Shumësportësh Teuta dhe garoi në kategorinë 96kg, mosha 45 deri në 49 vjeç.