Shqipëria në “krye të UEFA” – Presidenti i FSHF një nga 11 kandidatët për në komitetin ekzekutiv
Pak ditë më parë qeveria europiane e futbollit UEFA ka zyrtarizuar 11 kandidaturat për 7 vendet e Komitetit Ekzekutiv.
Mes tyre është edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, i cili kandidon për një mandat të dytë. Po si ka qenë 4-vjeçari i parë i tij si pjesë vendimmarrëse e futbollit europian.
“Ka qenë një eksperiencë e bukur e veçantë por jo në tablonë e një aktiviteti normal. Kështu që duke pasur parasysh këtë lloje eksperience padyshim të gërshetuar edhe me eksperiencën në krye të federatës shqiptare të futbollit më kanë propozuar përsëri për të qenë kandidat për një mandat të dytë 4-vjeçarë në komitetin ekzekutiv të UEFA-s.”- tha Armand Duka, president i FSHF-së.Po çfarë fiton Shqipëria me prezencën e presidentit të FSHF-s në organin vendimmarrës të UEFA-s?
“Padyshim që Shqipëria ka benefitet e veta për të mos thënë që disa vende si Shqipëria e kanë të vështirë të jo vetëm zhvillimin e futbollit por edhe mbijetesën nëse nuk do të ishin anëtarë të UEFA-s.”- tha Armando Duka, president i FSHF-së.Pak muaj më parë kanë përfunduar zgjedhjet për rizgjedhjen tuaj në krye të FSHF-s, dhe sërish në një fushatë dhe në një palë zgjedhje të tjera, a ndryshojnë ato?
“Fatmirësisht në Europë nuk është se kemi një qeveri, apo politikë apo bashki, që do të ndikojë është thjesht politikë e federatave anëtare dhe vullneti i tyre, mendimi i tyre. Edhe nëse nuk janë të shkruara ndiqen disa parime të shpërndarjes gjeografike me anëtarët e komitetit, të shpërndarjes së federatave të mëdha apo të vogla. Duke pasur parasysh edhe faktin që nga rajoni jonë unë jam i vetmi kandidat ky është një argument më tepër për federatat anëtare për të më votuar.”– tha Armand Duka, president i FSHF-së.
Për të kaluar tek kombëtarja, si ju duket puna përgatitore e Silvinjos për eliminatoret e Europianit.
“Jam shumë i bindur edhe i sigurt se që nga dita e parë që kemi emëruar stafin e ri të ekipit kombëtarë me në krye Silvinjon, impenjimi angazhimi i tyre ka qenë 100% dhe shumë i madh se sa në të gjithë ditët e mëparshme të kombëtares.”- tha Armand Duka, president i FSHF-së.Kur do të jetë testi i parë i Silvinjos në krye të kuqezinjve?
“Normale është që në futboll duhet të mendosh për ndeshjen e radhës dhe ndeshja e radhës është me Poloninë më 27 mars në Varshavë. Përpara saj kishim kontaktuar Uzbekistanin, kishim rënë dakord por në momentet e fundit ata nuk po na përgjigjen më prandaj nuk jam i sigurt nëse do të zhvillohet kjo ndeshje.”- tha Armand Duka, president i FSHF-së.Sa i përket mungesës së federatës së futbollit në buxhetin e shtetit për sportin Duka thekson.
“Në shenjë simbolike pse jo duhet të kishte diçka për federatën e futbollit, në mos për federatën e futbollit për një akademi futbolli në Shqipëri. E kanë menduar gabim. Në vitin 2022 na kanë kërkuar aplikim, dhe të evidentosh të gjitha aktivitetet që zhvillon federata janë një mal me letra se ne nuk jemi federata e pingpongut i çon se tre ndeshje ka kurse ne kemi 600 ndeshje në javë. I çuam vjet një mal me letra dhe morëm 0 lekë.”– tha Duka.Ndërkohë kandidimi i Dukës për anëtar komiteti të UEFA-s vjen si rrjedhojë edhe të statusit të tij si president i futbollit shqiptarë, por ky mandat, nëse fiton, e tejkalon atë në krye të futbollit tonë, a është ky një sinjal për të rikandiduar edhe pas këtij mandati?
“Personalisht në të gjitha bizneset e mija jo vetëm në futboll punoj dhe mendoj për përjetësinë, sigurisht edhe pozitat pozicionet një ditë mbarojnë ashtu si edhe jeta një ditë mbaron. Por ato punë që bëj i bëj me kënaqësi dhe me plane afatgjatë sikur do të vazhdoj gjithmonë, pastaj në momentin e duhur padyshim që marr vendimet e duhura për vazhdimësinë.”- tha Armand Duka, president i FSHF-së.