Shqipëria në “Euro 2024”, reagon Edi Rama

Shqipëria në “Euro 2024”, reagon Edi Rama

Kombëtarja e Shqipërisë siguroi sonte edhe matematikisht kualifikimin për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kombëtares shqiptare i mjaftoi një barazim 1:1 me Moldavinë, për të siguruar vendin në mesin e 24 kombëtareve më të mira në Evropianin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Pas kësaj fitore ka reaguar kryeministri Edi Rama, teksa postuar një foto të tabelës së grupit E, ku Shqipëria renditet e para me 14 pikë, Rama falenderon kuqezinjtë.

“Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike”, shkruan Rama duke shtuar “Ëndrra vazhdon”.

Shpërndaje në: