Shqipëria mbyllë ciklin kualifikues në ‘Air Albania Stadium’, pret Armeninë
Shqipëria luan sonte ndeshjen e saj të fundit në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës Katar 2022.
Skuadra e Edi Reja do ta presë Armeninë në Tiranë, për ndeshjen që do të jetë e fundit për ta në këto kualifikuese, shkruan Periskopi.
Shqipëria vjen në këtë ndeshje pas një humbje të thellë ndaj Anglisë, dhe synon ta mbyllë me një fitore.
‘Kuqezinjtë’ janë favoritë për tri pikët, ndonëse atmosfera nuk duket shumë e mirë.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Armenisë luhet me fillim nga ora 20:45./ Periskopi/