Shqipëria kalon në natën finale të “Eurovision 2021”
Anxhela Peristeri ka siguruar biletën për finalen e madhe të “Eurovision”.
Sonte u mbajt nata e dytë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision”.
Në këtë mbrëmje performuan 17 përfaqësues të shteteve evropiane, mes tyre edhe Anxhela Peristeri, e cila u paraqit me këngën “Karma”.
Këngëtarja dhuroi performancë të mrekullueshme të këngës “Karma”, e cila u duartrokit nga publiku.
Votat e publikut kanë bërë që Anxhela të sigurojë biletën për natën finale të “Eurovision 2021”, duke e bërë atë mes 10 shteteve finaliste të mbrëmjes së sontme.
Finalja e madhe e “Eurovision” do të mbahet të shtunën 22 maj në “Ahoya Area” në Roterdam.