Shqipëria fitoi si gjigante ndaj Çekisë – Çka ndodhi në dhomën e zhveshjes tek ‘shqiponjat’
Fitorja 3-0 ndaj Çekisë në “Air Albania” ishte padyshim qershi mbi tortën e një edicioni eliminator që nisi me një humbje minimale në Varshavë, por mori njs kthesë perfekte, falë një force grupi të parë rrallë mes kuqezinjve.
Të gjithë, futbollistë, staf teknik dhe kreu u FSHF, të cilët kanë punuar si një grup i vetëm për arritjen e objektivit, u panë te festojnë gjatë, jo vetëm në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes.