Shqipëria e mbyll pjesën e parë ndaj Islandës me golin e Seferit
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Islandës dhe Shqipërisë në Ligën e Kombeve.
45 minutat e parë në “Laugardalsvollur” janë mbyllur 0:1 në favor të “Kuqezinjve”.
Taulant Seferi shënoi për Kombëtaren shqiptare në minutën e 30-të.
Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B. Për Shqipërinë është ndeshja e parë e këtij edicioni në Ligën e Kombeve.