Shqipëri: Gjendet pa ndjenja në lumin e Lanës, humb jetën në spital 40-vjeçari

Shqipëri: Gjendet pa ndjenja në lumin e Lanës, humb jetën në spital 40-vjeçari

Një 40-vjeçar që u gjet pa ndjenja në lumin e lanës ka humbur jetën në spital, bëri të ditur Policia e Tiranës.

Viktima E.D 40 vjeç u gjet një ditë më parë në ujërat e lumit dhe u transportua në spital.

Njoftimi Policisë:

Ditën e djeshme, është konstatuar në ujërat e lumit Lana, shtetasi E. D., 40 vjeç, i cili pasi është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në: