Shqipëri: Arsenal armësh dhe municionesh në banesë, arrestohet 65-vjeçari, procedohet vëllai

Shqipëri: Arsenal armësh dhe municionesh në banesë, arrestohet 65-vjeçari, procedohet vëllai

Policia e Elbasanit ka sekuestruar një arsenal armësh banesat e dy vëllezërve në fshatin Gjergaj në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 armë pneumatike, 1 pushkë trofe, 1 palë dylbi, 2 karikatorë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë). Për pasojë u arrestua shtetasi B. M, 65 vjeç, ndërsa vëllai tjetër u procedua në gjendje të lirë për arsye shëndetësore.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë siguruar informacion për 2 raste të posedimit të armëve të zjarrit. Ky informacion është hetuar me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, dhe si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Vëllezërit”.

Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Gjergjan, në banesat e shtetasve A. M., 65 vjeç dhe B. M., 57 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri kallashnikov me 2 karikatorë me 80 fishekë;

1 armë gjahu gjysmë automatike;

1 ⁠armë zjarri pushkë (trofe);

2 pushkë pneumatike;

1 armë pneumatike me dylbi të montuar;

1 palë dylbi;

1 mjet prerës (thikë) i kombinuar me përforcues grushti.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasi B. M., 57 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore, vëllai i tij, shtetasi A. M., 65 vjeç”, bëri me dije policia. /euronews.al

Shpërndaje në: