Shqetësuese: Ndalet rryma gjatë numërimit të votave në Shtime
![Shqetësuese: Ndalet rryma gjatë numërimit të votave në Shtime](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/7E8626D3-17F4-4AFF-81E2-543847592DAF-469x300.webp)
Telashet me rrymë kanë penguar procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Shtime.
Në sallën e sporteve në shkollën “Emin Duraku” nuk ka rrymë që nga ora 16:30. KOHA ka mësuar se komisionerët kanë vendosur të ndërpresin për sonte numërimin.
Procesi i numërimit të votave për kandidatët dhe verifikimi i votave të partive në këtë komunë ka nisur të enjten pasdite, sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Procesi i numërimit të votave po zhvillohet në shumicën e komunave, raportin koha.
Në Shtime, pas numërimit të të gjitha votave për partitë, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 46.54 për qind të votave. Partia Demokratike ka dalë e dyta me 32.47 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e treta me 13.99 për qind. Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Nisma Socialedemokrate me 2.74 për qind.
Që prej përfundimit të procesit të votimit të dielën e 9 shkurtit, procesi i numërimit është përballur me telashe të shumta. Fillimisht nuk ka funksionuar faqja e KQZ-së, ndërsa numërimi i votave për kandidatë në disa qendra ka nxitur edhe tensione mes komisionerëve.