Shqetësuese: Mbrojtësi i Besiktasit kolapson në fushë gjatë ndeshjes dhe dërgohet me urgjencë në spital
Fabrice Nsakala po rikuperohet në spital pasi kolapsoi në fushë gjatë ndeshjes së Besiktasit kundër Gaziantepit.
Mbrojtësi, 31-vjeçar, u dërgua me ambulancë në spitalin më të afërt, pasi kolapsoi në fushë në minutën e 76-të të ndeshjes së Super Ligës Turke, të shtunën, transmeton Periskopi.
Fatmirësisht, ai më vonë postoi një foto të veten duke buzëqeshur nga shtrati i spitalit.
Besiktasi konfirmoi se Nsakala nuk e humbi vetëdijën kur kolapsoi në ndeshje.
Futbollisti u trajtua për rreth 11 minuta në fushë, me ndeshjen që vazhdoi pastaj e që përfundoi me rezultat 0-0. /Periskopi.com/