“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”
Profesori universitar Blerim Latifi, ka pyetur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, se a ka shqetësim për faktin se kryeministri Albin Kurti, nuk po mund të hyj në shtëpinë e bardhë.
Latifi ka thënë se ai si qytetar është shumë i shqetësuar për këtë.
“Për mua është shumë shqetësuese si qytetar, që se 4 vite pushtet, kryeministri i vendit tem nuk hynë në Shtëpinë e Bardhë, e ka të mbyllur. Një shtet që nuk shqetësohet për këto punën dhe mendon që ne jemi në rrugë të drejtë, për mua është shumë shqetësuese”, ka thënë Latifi.