Shqetësuese: Edhe djali i Donald Trump shpërndan qëndrimin e Grenellit ndaj Albin Kurtit

Shqetësuese: Edhe djali i Donald Trump shpërndan qëndrimin e Grenellit ndaj Albin Kurtit

Djali i presidentit amerikan, Donald Trump, Donald Trump Junior, ka shpërndarë postimin e emisarit për misione të veçanta, Richard Grenell me të cilin ka lëkundur fort pushtetin e Albin Kurtit.

Në këtë postim, Grenelli ka paralajmëruar qytetarët e Kosovës se Kurti po gënjen kur po thotë se është i afërt me SHBA-në.

“Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që e destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi Grenell në X.

Njeriu i rëndësishëm i Trump tha se “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump”.

“Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, shkroi Grenell.

Donald Trump Jr nuk mban asnjë post në mandatin e dytë të babait të tij në Shtëpinë e Bardhë, por ka qenë kyç në zgjedhjen e tij si president.

Ai gjithashtu ka luajtur rol të madh që ta bind Trumpin për ta marrë si zëvendëspresident JD Vance.

Ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të hënën e nënshkroi urdhrin ekzekutiv për emërimin e ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, në pozitën e emisarit të ShBA-së për Misione të Posaçme.

Trump e lavdëroi Grenellin për rolin e tij në në lëshimin në Kaliforni, vendim që u mor për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit në Los Angeles.

“Ric, është njeri i mirë”, tha ndër të tjera Trump teksa nënshkruante vendimin.

Emisari Special i Presidentit Trump: Mos u mashtroni nga Kurti kur thotë se është i afërt me SHBA-të

Shpërndaje në: