Shqetësoi fansat dhe familjen me sjellet e saj, Cara Delevingne shfaqet sërish në publik

Shqetësoi fansat dhe familjen me sjellet e saj, Cara Delevingne shfaqet sërish në publik

Cara Delevingne është shfaqur në publik kohët e fundit dhe duket e shëndetshme, pas një sërë paraqitjesh shqetësuese.

Supermodelja 30-vjeçare mori pjesë në Fremantle Photocall si pjesë e MIPCOM 2022 në Kanë të hënën mbrëma, ku u shfaq elegante dhe me një sjellje të përmbajtur.

Për mbrëmjen, Delevingne kishte veshur një fustan të shkurtër të zi, të cilin e kombinoi me këpucë me majë dhe me një varëse të thjeshtë ari.

Kjo shënon paraqitjen e dytë publike të Delevingne që nga shqetësimi për shëndetin dhe mirëqenien e saj. Në fund të muajit të kaluar, engjëlli i Victoria’s Secret ishte e pranishme në një event të Javës së Modës në Paris.

Në fillim të shtatorit, Delevingne u bë kryefjala e mediave pasi u pa duke bërë sjellje të çrregullta në aeroportin Van Nuys të Kalifornisë, ku paparacët e kapën atë duke mbërritur me këmbët e varura nga dritarja e sediljes së pasme të një makine.

Modelja ishte pa këpucë, e shkujdesur, e shqetësuar dhe i ra disa herë telefoni nga dora.

Shpërndaje në: