Shqetësime te Milani: Ibrahimovic u lëndua dhe u desh të zëvendësohej kundër Juves

Shqetësime te Milani: Ibrahimovic u lëndua dhe u desh të zëvendësohej kundër Juves

Zlatan Ibrahimovic u detyrua të largohet nga ndeshja para kohe në takimin kundër Juventusit.

Suedezi ishte duke luftuar për top, pastaj ra në fushë duke mbajtur gjurin, që lë të nënkuptohet se pësoi lëndim në gju.

Ai fillimisht provoi të qëndronte në fushë, por pastaj pas disa sekondave u zëvendësua nga Ante Rebic sepse nuk ia doli të vazhdonte.

Mbetet të shihet se sa do të mungojë Ibrahimovic dhe nëse ky edicion për të ka marrë fund.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli pas ndeshjes tha që Ibra nuk ka qenë plotësisht i gatshëm dhe shpreson se nuk është lëndim seriozë.

“Ibra nuk ishte i gatshëm para ndeshjes, tani ndjen dhimbje në gju dhe shpresojmë që nuk është asgjë shumë serioze”, deklaroi ai.

Milan shënoi fitore shumë të rëndësishme me rezultat 0 – 3 ndaj Juventusit.

Shpërndaje në: