‘Shpresojmë që nuk e pa Ronaldo’ – Ja çka shkruan media ruse për Granit Xhakën

Mediumi rus, ‘Russia Today’ ka shkruar për gjestin e mbrëmshëm të Granit Xhakës.
Pas veprimit të Cristiano Ronaldos i cili largoi një shishe me Coca Cola nga konferenca për media, Xhaka mbrëmë ‘ngriti lart’ pijen e famshme.
“Shpresojmë që Ronaldo nuk e sheh Colan e Xhakës’, shkruan Russia Today, përkthen Periskopi.
“Mesfushoqi i Zvicrës është parë i lumtur me një shije Cola para se ekipi i tij të fillonte me ekzekutimin e penaltive”, shkruan RT./Periskopi/