Shprehitë negative që nuk duhet t’i bëni asesi gjatë vozitjes

Shprehitë negative që nuk duhet t’i bëni asesi gjatë vozitjes

Por, përvec këtyre detyrave rutinore të një shoferi, ndikim të rëndësishëm në jetëgjatësinë e makinës kanë edhe disa gjëra tjera që shumë shoferë i bëjnë cdo ditë dhe kan ndikim negativ për makinën, shkruan Indeksonline.

Këto janë disa nga shprehitë negative të zakonshme të shoferëve, të cilat mund të shkaktojnë dëme të mëdha në makinën tuaj.

Peshimi i dorës mbi marshin e shpejtësive
Përderisa nuk jeni duke ndryshuar marshin e shpejtësisë, nuk ka asnjë arsye për të prekur marshin me dorë. Peshimi i dorës mbi marshin, dëmton pjesën e brendshme të unazës dhe sinkronizatorit. Mbajtja e të dy duarve në timon dhe ndërrimi i marshit atëhere kur është e nevojshme, është gjëja e duhur për ta bërë.

Mos përdorimi i frenit parkues
Neglizhimit i frenit të parkimit, bën që e gjithë pesha e veturës të pushojë në një pjesë të vogël metalit të transmisionit, e cila pas një kohe dëmton pjesën ‘P’ (Parking) të marshit dhe ka efekt të padobishëm.

Transportimi i mbipeshës
Cdo kile e tepruar në veturën tuaj, ndikon në trajtimin dhe ekonominë e karburanit, ndërsa poashtu shkakton tension në komponentët e pezullimit, frenat dhe balancimit.

Vozitja me sasi të vogël karburanti
Ndonjëhere kostoja e një tank të plotë të gazit nuk i përshtatet buxhetit tuaj dhe shtoni vetëm një gallon ose dy, por kjo mund të cojë në riparime të kushtueshme ngase vozitja me sasi të vogël karburanti shkakton nxerje të brendshme që ndikon direkt negativisht në motorin e makinës tuaj.

Starti agresiv dhe ndalja
Ky është një veprim që s’duhet të ndodhë. Starti agresiv mund të jetë një kënaqësi, por hargjon në mënyrë të konsiderueshme më shumë karburant se sa aplikimi gradual. Ndalesat e papritura nganjëherë janë të nevojshme, por shkaktojnë dëmtim të shpejtë në helikë dhe jastekun e fjetjes së gazit.

Shtypja e gazit për ta ngrohur më shpejtë makinën
Nuk është ide e keqe që ta prisni veturen 1 minut ose 2 pas ndezjes. Kjo ndihmon në ngrohjen e veturës sidomos gjatë dimrit dhe i jep vajit kohë për qarkullim. Megjithatë, duhet të rezistoni për mos ta përshpejtuar këtë veprim, duke prekur frenin e gazit. Ky veprim ndryshon papritur temperaturen dhe dëmton komponentët e ndryshëm të motorit të cilat nuk janë lubrifikuar nga qarkullimi i plotë i naftës apo benzinës.

Pushimi i këmbës në kopllung
Jeni në semafor të kuq me veturën tuaj ( me marshin manual) me këmbën e majtë në pedalen e kopllungut të gatshëm për tërheqje kur drita bëhet e gjelbër. E gjithë kjo kohë e kaluar duke pritur më pedalen e shtypur, shkakton dëm duke shliruar dhëmbëzorët dhe dëmtuar diskun e brendshëm.

Frenim i shpeshtuar në rrugë të pjerrët
Ngasja e veturës në një kodër të pjerrët mund të jetë paska e vështirë, duke bërë që shoferi të pushojë këmbët në pedalet e frenimit për gatishmëri ngadalësimi. Kjo shkakton tendosje dhe ngrohje në sistemin e frenave. Më mirë është që të bëni një vozitje më të ngadalshme kur jeni në një teren të pjerrët. Frenimi motorik me marshi është shumë më efektiv në mbajtjen e shpejtësisë tuaj sesa peshimi i vazhdueshëm në pedalen e frenimit.

Injorimi i sinjaleve paralajmëruese
Shumë shoferë injorojnë sinjalet paralajmëruese në analogun e makinës gjatë vozitjes. Por disa nga këto shenja të “vogëla” paralajmëruese me ngjyrë, me ndërprerje, apo tinguj të pazakontë, janë shenja paralajmëruese se dicka nuk është në rregull dhe mund të bëhet edhe më keq. Mos prisni të zgjidhet vet problemi, sinjaleve paralajmëruese duhet t’iu kushtohet rëndësi maksimale.

Shpërndaje në: