Shprehitë e këqija të shpenzimit që pasanikët i shmangin

Shprehitë e këqija të shpenzimit që pasanikët i shmangin

Pasi ka studiuar qindra njerëz – të varfër e të pasur – autori Tom Corley thotë se ka disa shprehi të këqija të shpenzimit të parave që pasanikët gjithmonë i shmangin.

Ndryshe prej pasanikëve që i shmangin këto shprehi, fatkeqësisht të varfrit dhe ata të shtresës së mesme nuk e bëjnë të njëjtën gjë.

Ai ka kryer një studim pesëvjeçar me 233 milionerë, 128 persona të varfër dhe ka zbuluar se fakti se a jeni të pasura apo të varfër ka të bëjë me shprehitë që i keni.

Blerjet emocionale
Tom Corley thotë se duhet t’i shmangni blerjet emocionale. “Oh sa i bukur ai fustani i kuq” ose “Uau çfarë veture e mirë” ndikojnë të bëni blerje emocionale dhe shpeshherë ndikojnë të hyni në borxh. Por, edhe nëse nuk jeni duke hyrë në borxh, blerjet emocionale jua harxhojnë llogarinë e kursimeve.

Edhe blerjet spontane janë shprehi e njerëzve të varfër
Blerjet spontane janë shpenzime që pasanikët i shmangin. Dyqanet e dinë që truri i njeriut vepron shpeshherë nga impulsi, andaj edhe i rregullojnë produktet në atë mënyrë që ju të bëni blerje spontane, por kjo vetëm sa shkakton dëme.

Ekspertët financiarë thonë se duhet të shpenzoni me modesti. Blini vetura, shtëpi modeste. Çfarëdo që blini, sigurohuni të jetë modeste dhe të keni më pak shpenzime të çfarëdo forme.

Shpërndaje në: