Shpëtoni përgjithmonë nga aknet e kurrizit

Shpëtoni përgjithmonë nga aknet e kurrizit

Shfaqja e akneve në kurriz mund të mos përbëjë problem në dimër, pasi këto të fundit janë të “padukshme”, por në verë, kurimi i tyre mbetet një sfidë në vete.

Veç zbulimit të tyre, dielli, pluhurat dhe agjentët e jashtëm mund t’i infektojnë këto akne të dhimbshme. Para se të provoni kremra e produkte të ndryshme, mësoni shkakun që fshihet pas akneve në mënyrë që t’i kuroni me trajtimin e parë !

Tre shkaqet kryesore të akneve të kurrizit janë:

Grumbullimi i qelizave të vdekura dhe mbiprodhimi i sebumit të cilat çojnë në bllokim të poreve

Rritja e baktereve në lëkurë dhe

Inflamacioni.

Njësoj si kujdeseni për lëkurën e fytyrës duhet të kujdeseni dhe për atë të trupit !

Pas një aktiviteti fizik duhet të shpëlaheni menjëherë dhe të mos rrini gjatë me djersë, ndërroni shpesh çarçafët e krevatit dhe pizhamet.

Me kafe, sheqer integral dhe vaj ulliri, përgatisni një recetë për largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, aplikojeni në shpinë ose kërkoni nga dikush që t’ua aplikojë duke i’u bërë masazh, lëreni deri sa të thahet pastaj shpëlajeni me ujë të vakët, përsëriteni 2-3 herë në javë para gjumit.

Kaq e thjeshtë mund të jetë zgjidhja ! Kjo rutinë do të pastrojë lëkurën nga qelizat e vdekura , do të reduktojë prodhimin e sebumit dhe do të pastrojë poret.
Përdorni produkte me bazë acid salicilik dhe benzoyl peroxide.

E fundit por jo më pak e rëndësishme përdorni krem me faktor mbrojtës në mënyrë që shenjat e kuqe mos të shndërrohen në njolla kafe.

Shpërndaje në: