Shpëtoni njëherë e mirë nga mushkonjat
Një ndër problemet gjatë muajve të verës është pickimi nga mushkonjat. Fëmijët e vuajnë më së shumti pasi rrezikojnë që të preken edhe nga alergjia si pasojë e pickimit.
Por përveç kësaj, ato janë potencial edhe për infeksione të ndryshme, ndaj duhet të keni kujdes.
Receta e mëposhtme të cilën mund ta bëni në shtëpi është perfekte kundër mushkonjave dhe do t’ju ndihmojë të parandaloni ato kafshime të bezdisshme të mushkonjave:
Përbërësit:
10 pika vaj limoni
15 pika vaji livandoje
1/4 filxhan lëng limoni
4 lugë çaji ekstrakt vanilje.
Në një shishe përzieni të gjithë përbërësit e listuar më sipër dhe mbusheni me ujë. Tundeni mirë, dhe me anë të një sprite lyeni trupin tuaj kur dilni jashtë.