Shpëtoni një herë e përgjithmonë nga dylli i veshit dhe infeksionet
Përderisa dylli është i natyrshëm për trupin tonë, askush prej nesh nuk duhet ta konsiderojë një papastërti! Ky i fundit është aty për të mbrojtur veshët nga pluhuri apo grimcat që potencialisht mund të dëmtojnë apo infektojnë organin e dëgjimit. Shumë prej nesh tentojnë të pastrojnë dyllin e veshit me kunja, gjë e cila vetëm përkeqëson situatën. Këto të fundit nuk bëjn asgjë më shumë sesa shtyjnë dyllin edhe më thellë ! Bllokimi i veshit ndodh kur dylli shtyhet thellë brenda kanalit të veshit dhe ky është një nga problemet më të zakonshme të veshëve . Pas këtij problemi vijnë infeksionet të cilat janë shpesh bakteriale ose virale dhe shkaktojnë inflamacion dhe një ngritje të lëngjeve në veshin e mesëm.
Duke përziere vetëm dy përbërës natyrale ju mund të shpëtoni një herë e mirë nga dylli i veshit dhe infeksionet.
Përbërësit
Vaj ulliri – për të zbutur dhe për të hequr dyllin
Vaj hudhre – për të shkatërruar bakteret
Përgatija
Ngrohni 2-3 lugë vaj ulliri, në mënyrë që të lehtësoni kullimin. Temperatura duhet të jetë e afërt me atë të temperaturës së trupit tuaj, e cila është 36 gradë celsius.
Shtoni katër pika vaj hudhre (gjendet në treg) dhe hidhni disa pika në veshin e sëmure! Mbajeni ngrohtë për 5-10 minuta ! Duhet të përsërisni procedurën 2-3 herë në ditë për të parë rezultatet. Dylli i forcuar do të shpërbëhet dhe ditë pas dite ju do të ndjeni përmirësime.
Ndonëse veshët janë organ vetëpastruese, kjo përzierje mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes apo simptomave.