Shpëtoni një herë e mirë nga hekuri, ja si t’i “hekurosni” rrobat e rrudhosura brenda minutit

Shpëtoni një herë e mirë nga hekuri, ja si t’i “hekurosni” rrobat e rrudhosura brenda minutit

Hekurosja mund të jetë një ndër punët më bezdisëse për shumë gra, ndaj dhe Living do të japë një zgjidhje për të gjitha ju që mund të bënit çdo punë shtëpie, veç hekurosjes. Të dalësh me rroba të rrudhosura nuk bën ndonjë figurë të mirë, ndaj vazhdoni lexoni më poshtë se si mund t’i hekurosni rrobat në mungesë të hekurit !
Mos e humbisni kohën tuaj të çmuar në mëngjes apo në cilëndo periudhë të ditës që hekurosni rrobat, por përgatisni këtë llak me tre përbërës .

Përbërësit; 
400 ml. ujë
1 Lugë gjelle e uthull molle përzie me alkool
1 Lugë gjelle zbutës rrobsh (preferohet i bardhë)
Shishe me spërkatje

Mënyra e përgatitjes:
1. Kombinoni të gjithë përbërësit.
2. Vendosini në një shishe që sprucon
3. Shkundeni para përdorimit
Si ta aplikoni:
1. Spërkoni përzierjen në rrobat e rrudhura.
2. Drejtoni rrobat me duart tuaja.
3. Prisni që ato të thahen.
Do të çuditeni nga rezultati !! provojeni

Shpërndaje në: