Shpëtojini dhëmbët e prishur vetëm me këtë përbërës
Dhëmbët janë shumë të rëndësishme, jo vetëm sepse na shërbëjnë për të përtypur ushqimin, por edhe për imazhin tonë. Ato janë të parat që dikush mund të vërejë në pamjen tonë, pasi ekspozohen lehtësisht. Një person me dhëmbë që shndrisin nga bardhësia është shumë më tërheqës dhe të jep një përshtypje se ky person është shumë higjenik.
Dentistë dhe profesionistë të shumtë janë përpjekur të zhvillojnë formula kundër dëmtimit të mishrave të dhëmbëve apo prishjes së tyre. Dëmtimi i dhëmbëve është gjendja e shkatërrimit të indeve të forta të dhëmbëve dhe kockave, të cilat zakonisht janë rezultat i baktereve. Dëmtimi i dhëmbëve mund të ndikojë në të gjithë dhëmbët, edhe pse nganjëherë prania e kariesit nuk është e dukshme.
Metodat për shërimin e dëmtimit të dhëmbëve janë zakonisht pak të shtrenjta dhe shumica prej nesh nuk kanë mundësi financiare. Megjithatë, lajmi i mirë është se ekziston një metodë e natyrshme që ju mund ta përdorni për t’ju ndihmuar të eleminoni dëmtimin e dhëmbëve, shkruan Shije. Studimi i kryer në Irlandë zbuloi se ka një produkt që është në gjendje të luftojë dëmtimin e dhëmbëve në mënyrë të natyrshme. Ne po flasim për vajin e kokosit, një përbërës me veti të shumta dhe përfitime në shëndet.
Përbërësi:
Vaji i kokosit
Si ta aplikoni:
Merrni dy lugë gjelle me vaj kokosi dhe vendoseni në gojë, duke pritur deri sa ai të shkrijë. Kur të shkrijë filloni të shpëlani gojën me të për disa minuta, duke u siguruar që vaji i kokosit të shkojë në të gjitha zgavrat brenda në gojë dhe të gjithë dhëmbët tuaj. Pastaj, pështyjeni vajin e kokosit dhe lani dhëmbët tuaj në mënyrë të rregullt.