Shpëtohet dhe ndihmohet një turiste gjermane në majën e Halës
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka bërë të ditur se sot e kanë shpëtuar një turiste gjemane në majën e Halës, në kufi mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Në njoftimin në Facebook thuhet se ShKShMK-ja e kishte pranuar një thirrje emergjente rreth orës 13:00, dhe se turistja pësuar lëndim në këmbë.
“Shumë shpejtë një ekip e ShKShMK-së nga Stacioni i Pejës janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Më të arritur në vend kanë ofruar ndihmën e parë dhe kanë bartur të lënduarën në Spitalin Rajonal të Pejës”.
“Shërim të shpejtë për turisten dhe përgëzime për punën dhe gatishmërinë shpëtueseve dhe udhëheqësve malor”, thuhet në njoftim.