Shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit, rikthehet uji i pijes në Mitrovicë
Policia e Kosovës sot ka arrestuar tetë të dyshuar dhe ka konfiskuar armatim, përfshirë eksploziv, pas një operacioni të gjerë në veri në lidhje me shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit, që u cilësua si sulm terrorist.
Shkak i këtij shpërthimi qyteti i Mitrovicës mbeti pa ujë të pijes gjatë gjithë ditës.
Por në këto momente, KRU Mitrovica ka njoftuar qytetarët se furnizim me ujë është rikthyer dhe se do të jetë me kapacitet të reduktuar.
Postimi i plotë i KRU Mitrovica:
“Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se në këto çaste kemi filluar trajtimin dhe shpërndarjen e ujit, por me kapacitet të reduktuar.
Furnizimi me ujë të pijes fillimisht do arrijë tek konsumatorët të cilët gjenden të pika të ulëta e gradualisht uji do të arrij edhe në kate të larta të banesave kolektive.
Lusim konsumatorët të që të përdorin ujin sa më racionalisht në mënyrë që rrjeti të mbushet sa më shpejt me ujë të pijes e me këtë t’u mundësohet të gjithëve të kenë qasje në ujë të pijes.
Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”.