Shpërthimi në Zubin Potok, Osmani: Bandat kriminale serbe e kanë humbur çdo betejë me institucionet e Kosovës, qytetarët të tregojnë qetësi e maturi
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas sbpërthimit në kanalin e Iber-Lepencit, duke njoftuar se partnerët e Kosovës kanë ofruar ndihmën e tyre për sanimin e dëmeve.
Tutje Osmani ftoj qytetarët për maturi dhe qetësi.
“Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës.
Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste. Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike”, shkroi Osmani.
Reagimi i plotë:
Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës.
Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste. Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike.
I ftoj qytetarët të vazhdojnë të tregojnë qetësi e maturi derisa institucionet tona po merren me hetimin e rastit dhe sanimin e dëmit me profesionalizmin më të lartë. Përveç institucioneve tona, partnerët tanë ndërkombëtar të sigurisë menjëherë kanë ofruar ndihmën e tyre edhe për sanimin e dëmit të shkaktuar dhe për furnizim me ujë e po ashtu për hetim të ketij akti kundër shtetit e qytetarëve tanë.