Shpërthimi i virusit misterioz: Kryetari i Wuhanit në Kinë rrëfehet për përmasat e frikshme
Kryetari i Wuhanit, qyteti në qendër të shpërthimit të virusit, ka thënë gjatë ditës së sotme se mund të jenë rreth 1 mijë raste të konfirmuara të sëmundjes misterioze vetëm brenda këtij qyteti.
Në një konferencë për shtyp, kryetari me emrin Zhou Xianwang, tha se sipas vlerësimeve gati gjysma e 3 mijë rasteve të dyshuara me koronavirus do të testoheshin pozitive nga sëmundja.
Deri sot në mëngjes, zyrtarët kanë llogaritur 1975 raste në mbarë Kinën, dhe të gjitha të konfirmuara, përkthen Periskopi nga The New York Times.
Numri i vdekjeve të konfirmuara deri tash ka shkuar në 56. Mes rasteve të konfirmuara ishte edhe një vajzë 9 muajshe nga Pekini, sipas Gazetës Popullore kineze.
Kina njoftoi se edhe 15 persona të tjerë kishin vdekur nga koronavirusi i ri të dielën, përfshirë një në Shanghai, i pari i raportuar në këtë metropol.
Trembëdhjetë vdekje të tjera ishin raportuar në Provincën Hubei, dhe një në provincën Henan.
Ndërkohë, është raportuar edhe rasti i tretë i të prekurit me këtë virus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I pari që ishte prekur, kishte pasur 43 njerëz me të cilët kishte pasur kontakt.
Të gjithë këta njerëz i nënshtrohen një procesi të verifikimit të të gjithë njerëzve me të cilët kishin pasur kontakt para se të prekeshin nga virusi. /Periskopi