Shpërthimi i cigares elektrike vret një person
Këtë javë, autoritetet e kanë konfirmuar se një cigare elektrike ka vrarë një person në Florida të Shteteve të Bashkuara. 38 vjeçari ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij pasi një alarm zjarri ishte aktivizuar.
Raportet zyrtare kishin gjetur lëndime në buzë dhe në gjithë trupin e personit. Autopsia mjekësore kishte konstatuar se vdekja e tij ishte shkaktuar nga eksplodimi i cigares elektrike.
Cigaret elektrike përmbajnë litium të baterive, të cilat kanë një rrezikshmëri për shëndetin e njerëzve, raporton “Interestingengineering”, transmeton Periskopi.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve gjithashtu kanë një faqe të dedikuar për rreziqet e shpërthimit të cigareve. “Bateritë e cigareve të dëmtuara kanë shkaktuar zjarr dhe shpërthime, disa prej të cilave kanë rezultuar me plagosje të rënda”, thuhet në uebsajtin e tyre zyrtar.
Megjithatë, prodhuesit e cigareve mund të ndiejnë një presion si shkak i shpërthimeve vdekjeprurëse për të përmirësuar më shumë llojin e tyre./Periskopi/