Shpërthim në afërsi të një pompe të benzinës në Zveçan, Policia jep detaje
Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të një pompe të benzinës në Zveçan.
Kjo është konfirmuar nga zv.drejtori i Policisë së Kosovë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai ka thënë se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, pos dëmeve materiale.
Elshani ka thënë se akoma nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.
“Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit ka ndodh një shpërthim. Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi. Nuk mund të themi ende se qka e ka shkaktu këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.