Shpërthim i madh në një fabrikë në Turqi

Shpërthim i madh në një fabrikë në Turqi

Një shpërthim ndodhi në një fabrikë makaronash në lagjen Hedek të Sakarya, Turqi , duke plagosur të paktën 20 persona.

Shpërthimi ka ndodhur në çatinë e fabrikës, duke vështirësuar edhe përpjekjet e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit.

Guvernatori i Sakaryas, Yasar Karadeniz, bëri të ditur se gjatë shpërthimit në fabrikë janë plagosur gjithsej 22 persona, dy prej të cilëve të intubuar.

Një punëtor i bllokuar u shpëtua. Kontrollet po vazhdojnë për të konfirmuar se askush tjetër nuk është brenda fabrikës.

 

Shpërndaje në: