Shpërthim i fuqishëm në një anije në portin e Sarandës, një i vdekur
Në një anije në portin e Sarandës ka shpërthyer bombola e oksigjenit të një personi që do kryente zhytje, i cili ka mbetur i vdekur në vend.
Ngjarja ka ndodhur në një gomone të vogël, 100 metra nga Porti.
Në gomone kanë qenë dy persona, të cilët u transportuan nga ambulanca për në spital, por njëri nga ta nuk arriti të mbijetonte./tch