“Shpërtheu motoçikleta elektrike”- Policia jep detaje për zjarrin e mbrëmshëm në një lokal në Prishtinë

“Shpërtheu motoçikleta elektrike”- Policia jep detaje për zjarrin e mbrëmshëm në një lokal në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth shpërthimit të një lokali në rrugën “Edit Durham” mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës për ditën e diel, lokali është përfshirë në zjarr pas shpërthimit të një motoçiklete elektrike, shkruan Insajderi.

Policia bëri të ditur se zjarri ka arritur të lokalizohet.

“Është raportuar se në një lokal ka ndodhur një shpërthim si pasojë e një motoçiklete elektrike e cila ishte brenda lokalit. Njësit relevante policore emergjenca si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes të cilët kanë arrit të lokalizojnë zjarrin”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në: