Shpërthen zjarri në një vend ku po shiteshin mjete piroteknike në Prizren, lëndohet një person

Shpërthen zjarri në një vend ku po shiteshin mjete piroteknike në Prizren, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një pikë shitjeje të mjeteve piroteknike në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për KOHËN se rreth orës 21:33 ka ndodhur një shpërthim zjarri në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren, në një vend ku po shiteshin mjete piroteknike skaj rruge.

Si pasojë e zjarrit një person ka marrë lëndime, ndërsa janë prekur edhe lokalet e ndërtesat përreth dhe është dëmtuar një veturë. Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

“Më datë 31.12.2024 rreth orës 21:33 është raportuar se në rrugën ‘Ahmet Prishtina’ në Prizren ka ndodhur një shpërthim i zjarrit nga ndezja e një pike shitjeje e mjeteve piroteknike në trotuar dhe si pasojë është përhapur zjarri edhe në lokalet dhe ndërtesat përreth. Si pasojë e këtij incidenti deri më tash kemi një të lënduar që është në Emergjencë dhe sipas informatave të deritashme është duke u dërguar në QKUK në Prishtinë. Gjithashtu janë shkaktuar dëme në objektet dhe automjetet e parkuara në afërsi. Të gjitha njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Gjithashtu kanë dal në vendin e ngjarjes njësitet e zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Situata është nën kontroll”, ka thënë Bytyqi.

Shpërndaje në: