Shpërthen virusi i qenve: Veterinarët lëshojnë alarm urgjent
Një virus i rrezikshëm ka goditur qentë në Mbretërinë e Bashkuar, duke i lënë me vjellje shumë-ditore dhe po ashtu me rrjedhje gjaku.
Është lëshuar një alarmim urgjent te pronarët pasi një numër i madh i rasteve të qenve tashmë ishte konfirmuar që po bëhej me vjellje të tepërta dhe me diarre.
Një qen madje ishte aq keq me shëndet sa nuk mund të ecte as nëpër korridor pa u mbajtur edhe nga veterinari, shkruan Mirror, përkthen Periskopi
Simptomat e virusit përfshijnë vjelljen e tejzgjatur me pesë ditë apo më shumë kohë, diarre dhe rrjedhje gjaku.
Veterinarja ka paralajmëruar pronarët që të këqyrin me kujdes qentë e tyre për simptomat pasi pa një numër në rritje të qenve që kishin rënë viktimë e virusit nga java e kaluar./Periskopi