Shpërthen humori në rrjetet sociale, tash ‘Thaçi’ ndihmon studentët në provimin e anglishtes

Periskopi.com Fun

Ka plasur humori në rrjetet sociale pasi një komentuese në Twitter i kishte kërkuar Shpend Ahmetit që t’ia kryente disa provime në lëndë të caktuara, nëse veç do ta thente qafën dikund nëpër rrugët e Prishtinës nga bora.

Me këtë rast, Ahmeti iu ka përgjigjur pozitivisht kësaj thirrjeje, duke e pyetur “Çfarë lënde?”.

Por përdoruesit kreativ të rrjeteve sociale kanë bërë montazh edhe një status të presidentit Hashim Thaçi në Twitter.

Aty shkruhet se ‘ Masi @ShpendA ka vendos me ju ndihmu në provime, edhe unë po du me kontribu. Kushdo që ka nevojë në lëndën e Anglishtes du not hezitejt, aj uill help’’./Periskopi/

 

Shpërndaje në: