Shpenzohen 60% të rezervave shtetërore (Video)

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, njoftoi se për vetëm dy muaj operim rezervat shteterore prej 4.8 milionë euro të parapara, ishin shpenzuar rreth 2.8 milionë euro.
Mirëpo, përgjysmimi i rezervave shtetërore, mund të jetë problem i vogël në rast të mospërmbushjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi, për energjinë elektrike.
E shuma që deri tani u pagua për energjinë në veri ishte 1 milionë euro, ndërsa rreth 1.8 milionë tjera kryesisht u shpenzuan për festa e manifestime.
Ministri i financave Bedri Hamza fajësoi organizatat buxhetore të cilat nuk deklarojnë me kohë shpenzimet që mund t’i kenë e të futen në buxhet.
Kronikë nga Halil Berisha