“Shpenzim i kot parasë publike”-Deputeti shqiptar në Zvicer kritikon ministren Rizvanolli për pjesëmarrje në një diskutim në Berlin

Deputeti i kantonit të Bernit, Korab Rashiti, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka marrë pjesë në një forum në Berlin, ku është diskutuar mbi qasjen ndërsektoriale për tejkalimin e mungesës së fuqisë punëtore në tranzicionin drejt energjisë së gjelbër.
Ai ka bërë me dije se ministrja vetëm po e i harxhon kot paranë publike nëpër këto diskutime.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rashiti ka shkruar se populli i Kosovës meriton më mirë.
“Ministrja e Ekonomisë, lobbyistja e zjarrtë e solareve, i shpenzon paratë publike të taksapaguesve të RKS-së në Berlin për një fjalim 10-minutësh për trajnimin e instaluesve të paneleve solare. Një gjë aq “vendimtare” sa askujt në Kosovë s’i intereson, përveç shokëve të saj që mendojnë se kosovarët po presin me padurim panelet solare si shpëtim i ekonomisë dhe fuqisë blerëse. Me të vërtetë, populli meriton më mirë”, ka shkruar Rashiti./PERISKOPI