Shpend Ahmenti tha se mund të bëhet komentator sporti, Lokaj: Nuk dyshoj që ky e drejton edhe aeroplanin
Ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti po bën shaka me veten dhe me profesionet e të tjerëve, pas përfundimit të mandatit tetëvjecar si kryetar i Prishtinës.
Ahmeti ka postuar një fotografi të tij në Instagram duke shkruar se nëse nuk ka vend për analist, do të bëhej edhe komentator sporti ose ta jap parashikimin e motit.
“Bon edhe komentator sporti ose me dhënë motin në qoftë se nuk ka vend për analist. Spo muj me besu që krejt venet nxan”, ka shkruar Ahmeti duke bërë shaka me faktin që tani është i papunë, duke e shtuar edhe hashtagun #postpoliticslife (jeta pas politikës).”
Për personazhet e ndërlidhura direkt me këto profesione të cilat i përmendi Ahmeti si profesione potenciale të tij në të ardhmen, këto komente mund të konsiderohen si ofenduese marrë parasysh kontekstin qesharak të përdorimit të tyre.
Dhe qartazi, si ofendim e ka marrë edhe opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj, i cili rreth çështjes për Redaksinë tonë ka thënë:
”Nuk dyshoj në afinitetet e tij, i kemi dëshmitar lloqin deri në fyt dhe mijëra gropa në rrugët e kryeqytetit, nuk dyshoj që ky e drejton edhe aeroplanin.”
Kurrë mos ndrysho, Andin… /Periskopi.com/