Shpella e Gadimes vlerësohet si ndër më të veçantat në Ballkan

Shpella e Gadimes vlerësohet si ndër më të veçantat në Ballkan

 

Shpella e Gadimes e cila gjendet në fshatin Gadime në afërsi të komunës së Lipjanit, është 1500 metra e gjatë. Ajo së fundmi është futur në listën e 10 vendeve më të veçanta në Ballkan.

Mirëpo, për turistët janë të hapura vetëm 1300 metrat e para të shpellës, pasi që ende nuk është e mundur të kalohet në pjesën tjetër të shpellës.

Kjo shpellë e ka katin e mesëm, katin nënujor dhe katin e sipërm ku lejohen të hyjnë vizitorët. Gjatë verës temperatura në brendi të shpellës është 13 gradë Celsius. Personat të cilët kanë pasur mundësi që t’i vizitojnë edhe pjesët që nuk janë të hapura për vizitorët, kanë treguar se ajo pjesë e shpellës është edhe më bukur. Aty ka edhe disa dukuri të tjera natyrore siç është liqeni – madhësia e të cilit mund të jetë deri në 20 metra.

Kristalet të cilat gjenden në këtë shpellë janë të rralla, dhe gjenden shumë simbole të formuara nga këto kristale si peshku, gjarpri, mjekra, etj.

Në këtë listë të 10 vendeve më të veçanta në Ballkan janë futur edhe Parku Ulpiana që gjendet rreth 7 kilometra në jug-lindje të Prishtinës, si dhe Gjiri i Gjipesë dhe Ujëvara e Sotirës të cilat ndodhen në Shqipëri.

 

 

Shpërndaje në: