Shpejtësia e Alphonso Davies definitivisht duhet të jetë mashtrim pas këtij sprinti të pabesueshëm mbrëmë
Alphonso Davies është vërtetë top lojtar, kurrë mos e dyshoni këtë.
Të jemi të sinqertë, ju mund të përpiloni një listë të futbollistëve më të mirë në botë të vitit 2020 dhe shumica në të do të ishin lojtarë të Bayern Munichut, me mbrojtësin kanadez që do të garonte për primatin, transmeton Periskopi.
Sigurisht, Robert Leëandoëski, Thomas Muller dhe Joshua Kimmich ishin më të bujshmit, por me plot të drejtë mund të themi se Davies ishte mbrojtësi më i mirë i krahut të djathtë në botë.
Dhe, në ndeshjen e mbrëmshme kundër Arminias, Davies rrëmbeu vëmendjen në një moment gjatë ndeshjes me një super sprint.
Bavarezët barazuan 3-3 në këtë përballje, por mund ta konsiderojnë veten me fat që nxorën një pikë, pasi ishin në disavantazh 2-0 pas minutës së 37-të.
Davies, përveç që shënoi golin e tretë dhe të barazimit në minutën e 69-të, dhuroi një moment absolutisht drithërues shpejtësie.
Pikërisht kur u duk se Arminia kishte rrugë të qartë për ndërtimin e diçkaje premtuese në krahun e djathtë, Davies me shpejtësi të pashpjegueshme arriti të rikuperonte posedimin e topit, pavarësisht se ishte rreth dhjetë metra larg sulmuesit kundërshtar.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Rapid pic.twitter.com/ziiVXdRHlD
— Josh (@JoshLawless_) February 15, 2021