Shpat Zekaj fiton medaljen e argjendtë, mposhtet në finale
Shpat Zekaj ka humbur finalen e ‘European Judo’, teksa u desh të kënaqej me vendin e dytë, respektivisht medaljen e argjendtë.
Zekaj pas disa fitoreve radhazi, nuk arriti që në finale të mposht xhudistin ukrainas, Anton Savytskiy.
Shpati nuk e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen, me kundërshtarin që ishte fillimisht në epërsinë e një pikë.
Kjo pikë për kundërshtarin e kosovarit ishte vendimtare kur përfundoi koha e rregullt.
Kësisoj, Zekaj e mbyll aventurën në Zagreb me medalje të argjendtë, derisa dje medalje të bronztë ka siguruar edhe Laura Fazliu.